“Shkelje syri dhe zemër”, Rama nxjerr videon e një tjetër gafe nga Basha: Ti je artist nuk them kot unë

Një lapsus i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha sot se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim dhe po dalin me humbje, është komentuar me ironi edhe nga kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë zgjedh një dixhiturë miqësore për videon e përcjellë ku ndër të tjera shkruan:

“6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD?

Ti je Artist nuk them kot unë?”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT