Shpërthen Edi Rama: Ilir Meta ka telefonuar viktimat e OFL në skutat e katundeve për…

Kryeministri Edi Rama ka rritur shumë dozat e akuzave në fjalimin e tij në Kuvend. Duke ndërhyrë pas diskutimeve për ndryshimeve në Kodin Zgjedhore, Rama ka akuzuar Ilir Metën se ka telefonuar viktimat e OFL-së për t’i aktivizuar për zgjedhjet e ardhshme.
Rama, i cili i është përgjigjur akuzave të opozitës parlamentare dhe jashtëparlamentare, tha se në vitin 2017, ka pasur plan të merreshin armët, duke ju referuar thirrjes së Metës për armatosje.
“PS është parti e një familje ku ka rregulla, ajo do të rendisë në listë të gjithë skuadrën e vet me gjithë rezervat. Nuk jemi si kartelet e Partisë Demokratike. Na akuzoni për SHPK, por SHPK-ja e vërtetë bëhet për të lëshuar deri edhe viktimat e OFL që kontaktohen në skuata katundesh nga i pari vendit.
Forcat që ushtrojnë presion nga komununitetet për tu turrur si çakenj nëpër zona t’i harroni ju, t’i harrojë kushdo tjetër, t’i harrojë edhe Ilir Meta”, deklaroi Edi Rama.
I cili vazhdoi me akuzat se “Meta flet në emër të shqiptarëve me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL por jo me Partinë Socialiste dhe deputetët e PS.
Me cilat mjete të dhunshme, apo me armët që do të rrëmbeheshin në 2017-n, nuk është sekret kjo. Nuk jam udhëheqës i PS-së për të ushqyer partitë e vogla.
Bindja ime është se asnjë parti e vogël nuk ka sjellë asnjë të mirë. Ata janë grupe interesi që krijohen Kap Ça të Kapësh, janë ato që kanë shqyer më tepër se PS e PD plaçkën shtet. Janë parti pengmarrëshish. Janë ata që e bëjnë ministrinë degëve të thesarit të atij që ka vulën.
Fakti që kanë qenë të tilla deri më sot nuk do të thotë që të pengohen apo nuk do të jenë nesër ndryshe.
Unë e di çdoni ju dhe Ilir Meta: të grumbulloni njerëz rrugës e t’i thoni kapi vlla e pastaj të vij kush të vij për të bërë të njëjtën gjë për të çuar para te shpia.
Më keni thënë diktator, por të isha pak si Saliu ata që janë jashtë nuk do të vinin e të zgjedhnin çfarë të donim.
I dërguam zv.kryeministrin e Sali Berishës për ta bërë kryetar të KQZ dhe se pranuan. Imagjinojeni ju që të çonim ne Erion Braçen si kryetar i KQZ.
Ne do të votojmë sot personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUP-it. Pse? Sepse sjam as autokrat as diktator. PS ka dalim të madh: qytetarinë. Unë nuk di të shaj, të flas fjalë të rënda. Po siç thotë populli, gjuha-kocka s’ka dhe kocka thyen. Gjuha ime ju thyen kockat juve”./GazetaShqip