Shqipëria fushatë për Kosovën, kërkesë të hapur Azerbajxhanit: Mos pengoni përpjekjet e…

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar sot me Ambasadorin e Azerbajxhanit në vendin tonë, Anar Hyseynov.

Pas takimit kokë më kokë, Ruçi nënvizoi se ndërmjet dy shteteve ekziston vullneti i qartë politik për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, bazuar në bezimin dhe respektin reciprok.

Gjithashtu, Ruçi konfirmoi nevojën të rritjes së bashkëpunimit politik, ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve. Kryetari i Kuvendit, Ruçi vuri në dukje se Shqipëria mbështet zgjidhjen e konfliktit në formatin e Grupit të Minskut dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për një zgjidhje paqësore. Kryetari i Kuvendit inkurajoi palën azere për të përshtatur qëndrimin, për të mos penguar përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe për njohjen e dokumentave kosovare.

Nga ana tjetër, ambasadori Hyseynov falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe fjalët e ngrohta dhe vullnetin për të rritur bashkëpunimin dypalësh me Azerbajxhanin, bëri një pasqyrë të situatës së konfliktit si edhe nënvizoi angazhimin për të nxitur intensifikimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT