“Shqiptarët provokuan, dronët fluturonin mbi…”/ Ja çfarë shkruajnë mediat greke për ceremoninë e Kacifas (FOTO)

Ditën e djeshme, në fshatin Bularat të Gjirokastrës është përkujtuar 2-vjetori i vrasjes së ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.
Ndryshe nga vitet e shkuara, kësaj here ndoshta për shkak të pandemisë në koronavirusit, pjesëmarrja ka qenë më e vogël se zakonisht.
Ndërkohë, ditën e sotme mediat greke shkruajnë se fshati ishte i rrethuar nga agjentët e anti-terrorit dhe dronë për të kontrolluar lëvizjet e minoritarëve.
“Në një klimë ndalimesh të rrepta, për shkak të pandemisë, me forcat e anti-terrorit shqiptare që kishin rrethuar fshatrat grekë të Dropullit dhe dronët e policisë që fluturonin mbi shtëpinë e familjes dhe vendin e ekzekutimit, u mbajt ceremonia përkujtimore për vrasjen e Konstantinos Katsifas.
Në një situatë të vështirë, të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët u gjendën pranë familjes Katsifas, të cilët ende janë duke pritur raportin për vdekjen e Konstantinos, ndërsa nuk gjejnë qetësi nga shqetësimet e vazhdueshme dhe provokimet e shtetit shqiptar”, shkruan “epirustv.news”.