“Shqiptarët të lënë në mëshirë të fatit”- Basha: Ja 4 hapat urgjentë në ndihmë të shëndetësisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndërsa shpreh shqetësimin në lidhje me situatën e epidemisë në vend, akuzon qeverinë se ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit nga qeveria.

Me një shënim në Twitter, ku publikuar edhe një video, kryeopozitari liston edhe katër hapat që, sipas tij, do të ndihmonin sistemin shëndetësor.

Ai vë theksin te rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekim në shtëpi, angazhimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve si dhe shtimi i kapaciteteve spitalore.

“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit.”, shkruan Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT