Shtohen testimet te qytetarët, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 1402 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 289 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
113 raste në Tiranë,
34 raste në Fier,
23 raste në Durrës,
19 raste në Vlorë,
16 raste në Korçë,
12 raste në Shkodër, Elbasan,
10 raste në Krujë,
9 raste në Lezhë,
6 raste në Berat,
5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,
4 raste në Kuçovë,
3 raste në Patos,
2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos,
1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.