Shuhet ëndrra europiane e Kosovës, Maqedonia e Veriut kalon në finale të play-offit të Ligës së Kombeve

Endrra europiane për Kosovën është shuar pasi është mposhtur me rezultatin 2-1 përballë Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalet e play-off të Ligës së Kombeve.

Kosova e filloi mjaftë mirë takimin, duke fituar tri goditje nga këndi të njëpasnjëshme, mirëpo nuk arritëm t’i konkretizonim rastet.

Por, lojtarët kosovarë arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Florent Hadërgjonajt në minutën e 29-të që shënoi një super gol.

Blutë nuk arritën që të mbanin edhe për shumë gjatë rezultatin e barazpeshuar, për shkak se Darko Velkovski (33’), pranoi mori një asist nga Enis Bardhi, duke shënuar në portën e Muric.

Pjesa e dytë ishte disi më e ngadaltë në ritmin e lojës, me Maqedoninë e Veriut që më shumë tentonte të fitonte minuta nga lojtarët që qëndronin të shtrirë në fushë.

Përfaqësuesja kosovare tentoi të dilte përpara me anë të kundërsulmeve, mirëpo Arbër Zeneli dhe Bersant Celina nuk ishin të saktë në goditjet e tyre.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT