Si do përzgjidhen deputetët? Rama: Të gjithëve do ju shkojë një letër e specializuar me postë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën e re Online të Partisë Socialiste në bazë të së cilës do të vlerësohen të gjithë deputetët me notë për punën e bërë nga anëtarësia e selisë rozë.

“Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për cdo anëtar dhe anëtare të partisë. Kemi një vizion afatgjatë, duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët brenda Shqipërisë por edhe ata që janë jashtë.

Të gjithëve do ju shkojë një letër e specializuar me postë, me çelësin individual për ta aksesuar platformën. Ne presim të ketë intensifikim të marrëdhënies. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme, zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe me grupe, përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet.

Ne do të bëjmë këtë prces për të dëgjuar cdo anëtar partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë, Do japin vlerësim me pikë, nga 1 tek 5, ku sigurisht 1 vlerësimi më i ulët, 5 cleësimi më i lartë, pas kësaj periudhe përfaqësimi. Këto vlerësime do të na ndihmojnë shumë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partisë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT