“S’ka transparencë mbi numrin e testimeve”- Basha: Atyre që nuk u bëhet tamponi në shtet…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë, ndërkohë që numri i infeksioneve me koronavrius në vend rritet.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se nuk ka asnjë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët.

Sipas Bashës, qindra personave që nuk u bëhet tamponi në shtet, blejnë privatisht paketën e trajtimit anti-COVID

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndërkohë që rritet numri i të prekurve me covid. E vetmja masë e qeverisë është të gjobisë qytetarët.

Nuk ka asnjë transparencë mbi numrin e testimeve nga shteti dhe numrin e testimeve që bëjnë privatisht vetë qytetarët.

Jo vetëm 257 të shtruarit e sotëm, por edhe qindra të tjerë që nuk u bëhet tamponi në shtet, blejnë privatisht paketën e trajtimit anti-COVID.

Vende të tjera kanë paguar paketën e katërt ndërkohë që kreu i përkohshëm i qeverisë gënjen dhe për paketën e tretë. Pse nuk rimburson pacientët e sëmurë me COVID? Kush përgjigjet për ta?

Të dhënat tregojnë se Shqiptarët janë sot në pikën më të ulët sa i përket të ardhurave. Kush përgjigjet për këta njerëz që zhyten në borxh për të blerë ilaçe, çfarë përgjigje ka Edi Rama për ta?”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT