Skandali me tekstet/ Gratë shqiptare të nënçmuara, ja çka thuhet për gratë serbe

Skandali me tekstet shkollore në Kosovë nuk kanë të ndalur. Në vazhdimësi është raportuar për tekste tejet denigruze dhe nënçmuese në të cilat mësojnë nxënësit apo edhe kush do që fleton tekste të ndryshme arsimore.
Së fundi Shkëlzen Gashi ka njoftuar se si përfqaësuesi i Kosovës Frashër Demaj në projektin për hartimin e teksteve mësimore alternative që publikohen nga CDRSEE e Selanikut dhe mbështeten financiarisht nga BE-ja, kishte deklaruar se Kosova është përfaqësuar me dinjitet në këtë projekt.
Gashi ka ndarë vetëm një pjesë të një shkrimi ku flet për përfaqësimin e grave shqiptare dhe serbe e që është tejet nënçmues për gratë shqiptare.
“Ja me sa dinjitet është përfaqësuar Kosova:
«Gratë shqiptare janë të paarsimuara, nuk flasin asnjë gjuhë tjetër dhe konsiderohen si bagëtia e tyre».
Në të vërtetë, Sërbia është përfaqësuar me dinjitet në këtë projekt:
«Gruaja sërbe ua kalon të gjitha grave më të shquara të të gjitha kombeve në botë»” – shkruan Gashi në Facebook.
Kujtojmë se deputeti akademik i LDK-së, Frashër Demaj ka sa vite që është pjesë e CDRSEE ku edhe botonë në vazhdimësi tekste të ndryshme arsimore.