Spahiu tregon 4 format ligjore për zgjidhjen e çështjes së detit: Nëse shkon në Hagë duhet 5 vite për…

Juristi Kreshnik Spahiu ka treguar se cilat janë 4 format ligjore përmes së cilave mund të zgjidhet çështja e detit dhe çështje të tjera të ngjashme.
Spahiu thotë se nëse çështja shkon në Hagë, do duhen 4-5 vite për të marrë një përgjigje, teksa shtoi se një marrëveshje dypalëshe do ishte më e mirë, pasi askush nuk na siguron që në Hagë do fitojë Shqipëria.
Spahiu: Janë 4 rrugët ligjore për konkretizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
1. Marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë
2. Arbitrazhi ndërkombëtar
3. Gjykata për çështjet e detit
4. Gjykata e Hagës
Procedurat në Hagë funksionojnë 4-5 vite, në 2025 do e diskutojmë. Meren referencat, pretendimet e të gjitha palëve. Madje duhet shkuar dhe me një marrveshje të mosmarrëveshjes. Pra cilat janë pikat që nuk merren vesh palët. Prapë duhet të ulen në tryez.
U shmang një e keqe e madhe pasi çdo shtet i ruhet konfliktit. Shtetet europiane janë rreshtuar krahas Greqisë. Kjo zgjidhje do të sillte dhe mundësi zgjidhje të konfliktit Turqi-Greqi. Politika shqiptare ka treguar se është tërësisht e papërgatitur. Haga është zgjidhja e vetme, por ka përfituar dhe Greqia. Një marrëveshje dypalëshe do ishte më e mirë se Haga.