SPAK do t’i thotë “Stop” OFL-së, në Gjykatën e Posaçme vetëm ata që janë objekt i ligjit kundër krimit dhe korrupsionit

Ergys Musta nga Kavaja nuk ka qënë asnjehërë i dënuar dhe as i hetuar. Sidoqoftë 7 muaj më parë, OFL-ja i la si suprizë formularin e vetëdeklarimit dhe më pas i sekuestroi makinën.

I vëllai dikur adoleshent u dënua për vjedhje me pasojë vrasjen, dhe ndonëse ky krim nuk është në kompetencë të SPAK, OFL-ja nuk dorëzoi emrin e djalit të dikurshëm problematik, por të vëllait që në kohën kur familjari kreu krimin ai ishte vetëm 12 vjeç.

OFL-ja vazhdon të shpërndajë në të gjithë vendin formularet e vetëdeklarimit të pasurisë ndaj të gjithë atyre shtetasve të dënuar apo ish të dënuar për krime të ndryshme.

Por Gjykata e Posaçme dhe SPAK-u kanë hyrë në diskutime dhe me shumë gjasë do ngrejnë tabelën “Stop” ndaj OFL-së, në mënyrë që të sjellë të seleksionuar në Gjykatën e posaçme vetëm ndaj atyre personave që janë objekt i ligjit për gjykatën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa për të tjerët t’i drejtohen një gjykate të zakonshme.

Këto janë diskutimet e deritanishme të gjyqtarëve dhe SPAK-ut që sipas burimeve të Top Channel pritet në javët në vazhdim të formalizohen me propozime konkrete.

Ndërsa mandatit njëvjeçar të OFL-së po i vjen fundi , SPAK-u deklaron për Top Channel se deri me tani në gjykatë janë dorëzuar vetëm 131 kërkesa sekuestroje, prej të cilave 48 çështje i janë kthyer pas Policisë për plotësim fashikulli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT