Spiropali akuza opozitës: Po kontaktojnë subjektet e OFL-së për vota, ta harrojnë…

Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali, ka hedhur akuza në drejtim të opozitës, ku tha se përfaqësuesit e saj po takohen “skutave me trafikantët që janë subjekte të OFL-së për të siguruar vota për 25 prillin”

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali u shpreh se “ata janë me dy fytyra”, ndërsa shtoi se maxhoranca është e vendosur që me 25 prill “ti nxjerrim jashtë loje”

“Ata që nxisin dhunë në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Marrëveshjes i kemi qëndruar deri në fund. Raporti flet për detyra të kryera. Gjykata e Lartë funksionale, gjykata Kushtetuese është në kuorumin minimal prej 4 anëtarësh. Flitet për krijimin e strukturave në luftën kundër krimit. Përcaktohet si arritje SPAKU.

Ata po kontaktojnë subjektet e OFL-së nëpër skuta për vota. Këta janë ata me dy fytyra. Ata bashkëpunojnë natën me krimin duke përmbysur rendin në vend. Ta harrojnë ne jemi të vendosur që më 25 prill t’i nxjerrim jashtë loje. Kanë humbur besimin e qytetarëve dhe e përdorin krimin për slogan”, tha Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT