Spitali Covid-3, Basha një paradë e Ramës: Një rast në Shijak nuk u mor në konsideratë

Vala e dytë e Covid e gjen Edi Ramën dhe kabinetin e tij të papërgatitur. Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha në konferencën për shtyp me gazetarët.
Sipas tij, Spital Covid-3 i proklamuar nga ana e kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Manastirliu ishte vetëm një paradë.
“Një qytetar humbi jetën në sytë e të gjithëve, përgjigjja e qeverisë vetëm arrogancë. Kam marrë dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi me të ndjerin Çekiri. Përgjigjja e vetme e qeverisë është një paradë më shumë nga kryeministri, pa asnjë të dhënë sa mjekë, sa infermierë do punojnë në atë spital. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor dhe kjo është në Shijak. Sot ishte një tjetër paradë e kryeministrit në një pavion ku nuk arritëm të shikojmë çfarë pajisjesh janë bërë gati, sa mjekë dhe infermierë do të shërbejnë. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.Unë jam në dijeni të një rasti në Shijak. Ndërkohë që ekipi i PD ka raportuar 10 raste të tilla gjatë fundjavës. Nëse plani ynë do të ishte vënë në zbatim do të kishim funksionalë dhe mundëSInë që mjekësia shqiptare të përballonteb dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë”, deklaroi Basha.
Më tej ai shtoi se “pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i një kolegut tuaj ka pritur 6 dite me simptoma për të bërë tamponin, e kur shkoi në spital rezultoi se i kishte mushkëritë e dëmtuara në masën 75%”.
Kryedemokrati shtoi se nëse plani i PD-së do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionale kapacitete për të pritur të prekurit me covid dhe mundësi që të përballonim të tjerë. Primare për Bashën është rritja e numrit të testimeve.
Ai shtoi se kanw humbur katwr javw nga mos zbatimi i qeverisw tw katwr masave tw shpallura nga PD.
“Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë: 1. Minimumi 2500 testime në ditë. 2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti. 3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve. 4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”, tha Basha./Gazeta Shqip