Spitali Covid/3 hapet këtë javë, ja sa shtretër do të ketë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu njoftoi se brenda kësaj jave do të hapet spitali Covid/3.

Kjo u bë e ditur gjatë inspektimit të kryer sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja në ambientet e spitalit të Covid-3, të ngritur në ambientet e rehabilituara të ish-Urgjencës në QSUT.

“Këtë javë do bëhet funksionale kjo strukturë. Janë përgatitur mjekët dhe infermierët për të trajtuar pacientët sipas një protokollit të përcaktuar. Këto janë strukturat e ish-kirurgjive. Ne kemi bërë edhe një rehabilitim për të plotësuar kapacitetet e shtruara. Janë 150 shtretër në këtë strukturë. Ka edhe një njësi të reanimacionit

Në strukturën e re të Covid-3b është përfunduar si strukturë në aspektin fizik. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Ai është rekrutuar me dëshirën e tyre. Është një staf prej 10 mjekësh infeksionistë. Kemi mjekët infeksionistë të trajnuar prej kohës”, tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT