“Sulm skandaloz ndaj Carlo Bollinos…”, Rama reagon ashpër ndaj qëndrimeve të Presidencës

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “sulm” reagimin e Presidencës në lidhje me investgimin për dhënien e pasaportave, publikuar në “Shqiptarja.com”.

Sipas Ramës, kjo është “ një tjetër zhytje e Presidentit të Republikës në bozën e vulgaritetit”.

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj! I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”, shkruan Rama.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkruan në facebook, se Presidenca “botoi vetëm një shkrim të Alfred Pezës”.

“Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!”, thotë Blushi.

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi? A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar? A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar? Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht! Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë! Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve. Ilir Meta është Presidenti I Popullit dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve. Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli! Kthehu urgjent te 5 qershori, ndryshe ora e përballje po afron!”, shkruan Blushi.

Ndërkohë ky i fundit ka marrë një përgjigje nga Zëdhënësi i Ramës, Endri Fuga, i cili akuzon Metën se është “aleat i pushtetarëve që kanë mbyllur gazeta e burgosur gazetarë”.

“Media ne Shqiperi ka vuajtur nga pushtetare qe kane mbyllur gazeta, gjobitur televizione dhe burgosur gazetare. Ilir Meta eshte sot aleati politik i ketyre ish-pushtetareve dhe me sulmin ndaj gazetareve e familjareve te tyre tregon se lirine e shtypit e sheh njesoj si ata”, shkruan Fuga.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT