“Tani po!”, Rama vlerëson vendimin e Ligës: i gatshëm të ulem me ju, naftëtarët të marrin shembull

Kryeministri Edi Rama e ka përshendetur vendimin e marrë nga Liga Profesioniste për të ndërprerë bojkotimin e kampionatit të futbollit.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se e përshendesin vendimin për rifllimin e kampionatit, duke i kërkuar grevistë të uzinës së Ballshit që të ndjekin të njëjtin shembull.

“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”.

Pak orë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Në njoftimin e FSHF-së thuhet se përsa i përket Kategorisë Superiore vendimi do të merret të premten nga mbledhja e presidentëve të klubeve.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte/Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT