Tërmeti tragjik në Turqi/ Reagojnë Ruçi e Basha: Solidaritet me popullin e autoritetet

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeopozitari Lulzim Basha, kanë reaguar pas tërmetit tragjik që goditi ditën e sotme në Turqi dhe ishullin grek.

Tërmeti tragjik në Turqi/ Reagojnë Ruçi e Basha:

Ruçi, u është drejtuar me telegram Kryetarit  të Parlamentit të Turqisë, Mustafa ?entop, dhe Kryetarit  të Parlamentit të Greqisë, Constantine Tassoulas, ku i shpreh mbështetjen në këto momente të vështira.

“Me tronditje mora lajmin për tërmetin shumë të fortë që goditi sot në mesditë Sanmosin, Izmirin dhe zonat perreth. Në këto çaste të rënda, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë populli shqiptar, janë pranë popujve tanë miq e fqinj dhe shprehim dhimbjen e solidaritetin me qytetarët dhe familjarët e viktimave. Jam i bindur se kjo goditje e natyrës nuk do t’i gjunjëzojë fqinjët tanë, me të cilët kemi ndarë, ndajmë e do të ndajmë gëzimet dhe pasojat e fatkeqësive.”, shkruan Ruçi.

Tërmeti tragjik në Turqi/ Reagojnë Ruçi e Basha:

Basha, me një shënim në Twitter, i uron shërim të shpejtë të plagosurve, ndërsa shpreh solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë për përballimin e kësaj tragjedie.

“Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë”, thotë Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT