‘T’i dhanë të gjitha e ti nuk ngopesh…’ Rama-Metës: Pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma shqiptarët?

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje menjëherë reagimit të Presidencës në Twitter.
Ai shkruan se “çfarë borxhi i kanë shqiptarët që ia dhanë të gjitha postet si askujt tjetër”.
“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!,” shkruan Rama.
Më herët zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, përmes një statusi në Facebook, shkruajti se “më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar”.
“Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli. Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti,” shkruan Blushi.
Statusi i plotë
RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE!
Për mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.
Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.
Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.
Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.
Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.
Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.
ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR .
Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!