“Tradhtarët e kombit janë mbi ujë si…”/ Meta e Nishani bëhen bashkë kundër Ramës për Kosovën

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës ka sjellë reagimin e fortë të presidentit aktual, Ilir Meta dhe të ish-presidentit Bujar Nishani.

Presidenti Meta duke mbështetur qëndrimin e Nishanit ka deklaruar se “diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e evropianizimi”.

“Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndërsa më herët Nishani ironizonte mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive duke akuzuar kështu kryeministrin Edi Rama si tradhtarë të çështjes së Kosovës.

“Gjashtë mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve??!! Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një). Asgjë ! 0 (zero) me bisht ! Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri ! Natyrisht asgjë për t’u çuditur! Një qeveri shqiptare që rreshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve. Maskat janë çjerrë, tradhtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura!”, shkruante ish-presidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT