U nxor nga kampi Al Hol me plagë në trup, gazetari: Floresha Rasha u qëllua me snajper ndërsa ecte në rrugë

Floresha Rasha është i vetmi person madhor që iu lejua të largohej nga kampi Al Hol në Siri, kjo për faktin se ajo kishte plagë të rënda në trup.

Në emisionin “Open”, gazetari Muhamed Veliu, i cili ishte i pranishëm në Siri, tha se ka qenë një snajper që ka plagosur Floreshën, ndërsa po ecte në rrugë. Ai tha se ajo ka dy vite e plagosur dhe se ka dy plagë të rënda në këmbë.

Po ashtu, gazetari tregoi se Floresha është ndjekur nga një sërë fatkeqësish, pasi dhe e bija, 16-vjeç, i është vrarë si pasojë e bombardimeve ajrore.

Edhe bashkëshorti i saj ka humbur jetën, më pas ajo u martua edhe dy herë të tjera, por dhe dy bashkëshortët e tjerë i vdiqën gjithashtu.

“Autoritete vijojnë të hetojnë përtej asaj që ne dimë. Floresha Rasha është plagosur, pro nuk dimë veprimtarinë e saj gjatë qëndrimit në Siri. Ajo ka qenë duke ecur në rrugë, është plagosur nga një snajper. Ndërkohë që i kanë ndodhur disa fatkeqësi, pasi dhe bija 16-vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një bombardimi nga ajri. Snajperët janë për të goditur, se kush janë objektivat e din ata. Ka qenë një teren luftimesh dhe ajo është gjendur në mes të një lufte. Ka rreth 2 vite e plagosur. Ka dy plagë të rënda në pjesën e kofshës, ka pasur dy ndërhyrje në Siri. Ka humbur dhe bashkëshortin, është martuare dhe dy herë të tjera në shtetin Islamik dhe ata i ka humbur”, tha gazetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT