“U pasua nga 42 pasgoditje”/ Ministria e Mbrojtjes jep detaje për tërmetin në Gjirin e Lalzit
Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në vendin tonë.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se edhe në orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit.
Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.