“Valët përhapin koronavirusin”- Klosi kërkon ndjesë, sqaron deklaratën që bëri bujë

Ministri i Truizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka kërkuar ndjesë pas deklaratës se “valët përhapin koronavirusin”, ndërsa ka sqaruar edhe pse e tha një gjë të tillë.

Në emisionin “Top Talk”, Klosi tha se i kishte marrë me sportivitet shakat dhe memet që qarkulluan në rrjetet sociale, ndërsa theksoi se muzika nuk përhap koronavirusin.

Sipas Klosit, domethënia e asaj deklarate ishte se valët krijojnë një dinamikë të caktuar në ambient, dhe duke përmendur dhe faktorë të tjerë si ajri i kondicionuar dhe lëvizja e njerëzve, sipas tij këta faktorë bashkë rrisin rrezikun për përhapjen e virusit.

“Një fjalë e thënën aty ku nuk duhet, apo më saktë interpretuar keq. Në asnjë rast nuk është thënë, nuk ka asnjë deduksion logjik që muzika vret. Si mund të të shkojë mendja që muzika vret. Komuniteti i muzikës është ndër më të goditurit këtë sezon. Ngaqë jeta e njerëzve ka qenë gjithnjë prioritare, ka ndodhu kjo. Për sa i përket komunitetit që u mor ëme meme, është nj humor i bukur, kishe meme që dhe unë isha gati t’i ripostoja. Valët, jo muzika, valët, krijojnë një dinamikë të caktuar me ambientin, shtoi pastaj ajrin nga kondicionimi, njerëzit që lëvizin më shumë që djersinë më shumë dhe duke parë të gjithë këta faktorë, rreziku është më i lartë. Nuk thash muzika, i kërkoj ndjesë komunitetit të muzikantëve. Në një ambient me muzikë njerëzit ndryshojnë sjellje dhe rrymat e ajrit, kondicionimi, janë efekte që të gjithë që bëhen bashkë shtojnë rrezikun”, tha Klosi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT