Valteri i nxjerr shifrat Ahmetajt: Ja sa banorë janë në qiell të hapur! Kanë fituar projekte firmat e Bashës dhe Metës

Deputeti Halit Valteri ka hedhur akuza se qeveria i ka dhënë projekte firmës së Lulzim Bashës dhe Ilir Metës për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Gjatë interpelancës me ministrin Ahmetaj, Valteri tha se qeveria nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi, ndërsa paraqet vetëm projekte 3D

“E kam babin ndërtues. E pyeta mbrëmë se duhet për të bërë një shtëpi 1 katëshë. Më tha maksimumi 3 muaj. Sot çdo gjë është gati. Shqiptarët nuk kanë nevojë për projektë 3D. I keni dhënë projekte firmës së Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monikës. Mos i keqpërdorni paratë e shqiptarëve.”, tha Valteri.

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka dhënë shifra në kuvend sipas së cilit janë lënë në harresë nga qeveria. Sipas Valterit, Ahmetaj nuk i ka këto shifra, pasi nuk zbret në terren, por informohet nëpërmjet letrave.

“Asnjë nga objektet e shkatërruara nga tërmeti nuk është ndërtuar, aty ku nuk manipulon dot projektet 3d, nuk  dini se sa pallate janë në gjendje të pabanueshme, por njerëzit jetojnë akoma brenda. 3310 banesa të pabanueshme në Durrës, 1352 në tiranë, në Lezhë 1230 të pabanueshme dhe prap bilanci është i njëjtë. Në Tiranë janë shembu 10 objekte, më jepni mua se i ndërtoj unë, se njerëzit po bëjnë shtëpi me para borxh, në Lezhë 7 objekte të shembura asnjë nuk është ndërtuar. Po të pyesim ministrin se sa banorë nuk kanë shtëpi, nuk e di. 2274 familje në çadër ose me qira, 1310 familje pa strehë, 1187 në Shijak, në Vorë 499, Kavaja 176, nuk kam ardhur këtu të bëj kredo politike apo të zihem me Ben Ahmetaj, por dilni rrugëve se ju ndodhta nuk e kuptoni se çfarë do të thotë të mos ketë një shtëpi në kokë. E keni për detyrë të ndihmoni shqiptarët, por ju keni ngatërruar detyrat,  në vend t’i ndihmoni, i zhvatni”, tha Valteri.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka ftuar deputetin Halit Valteri që ta shoqërojë gjatë inspektimeve në godinat që por rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit.

“I vlerësoj pyetjet po iu them që shifrat e mia janë të sakta. Kur unë të shkoj për inspektim dhe të vini me mua, të mos i shikoni nga Tv. Iu kam gjetur që po inspektonit edhe vetë. Aty ku ka pasur progres iu lutem pranojeni. Thanë së shkolla “Sami Frashëri” do të bëhej në Paskuqan, ka shumë të pavërteta. Po iu them që vetëm në Shijak deri në 31 dhjetor do të mbarojnë 300 banesa. Pak a shumë aq do të kemi edhe në Tiranë. Na thoni edhe ndonjë fjalë të mirë aty ku meritohet,”-tha ministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT