Vatrat e infeksionet, 3 qytetet që mbajnë “rekordin” në Shqipëri

Specialistët e Shëndetit Publik paralajmëruan se me uljen e temperaturave do të rritet numri i të infektuarve me Covid-19. Për të frenuar përhapjen masive, qeveria ka vendosur që të mbahen maskat edhe në ambiente të jashtme, duke vendosur edhe masa ndëshkimore me gjobë në rast shkelje.
Ndërkohë, ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të larta të të infektuarve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se në 24 orët e fundit janë kryer 1289 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se Tiranë është vatra kryesore e infeksionit, me 3176 raste aktive. Mirëpo, ekspertët besojnë se numri i të infektuarve është më i lartë, pasi një pjesë e mirë e të prekurve e kalojnë Covid-19 në shtëpi pa u testuar, ose janë asimptomatikë.
Pas kryeqytetit, Durrësi është qyteti që ka numrin më të lartë të të infektuarve aktivë, ndjekur nga Shkodra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76