Vdes nga Covid-19 specialistja e Autoritetit Shëndetësor të Tiranës

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, specialistja e promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Zoraqi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i ministres

Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT