Vdes nga koronavirusi mitropoliti antishqiptar i Kishës serbe në Malin e Zi, Amfilohije

Koronavirusi i ka marrë jetën një nga figurave më të errëta të Kishës Orthodokse në Ballkan.

Bëhet fjalë për kreun e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, i cili ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, i infektuar me Covid-19.

Ai u shtrua në spital në 7 tetor, por gjendja shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm gjatë ditës së djeshme, kur edhe u fut në intubim.

Amfilohije ishte një nga antishqiptarët më të mëdhenj në rajon. Ai do të mbahet mend për deklaratat dhe qëndrimet kundër shqiptarëve. Mitropoliti i Malit të Zi ishte i afërt me Sllobodan Millosheviçin, madje duke “bekuar” edhe krimet çnjerëzore të Arkanit dhe ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT