Vendimi i qeverisë për maskat/ Kryeministri: U mor që të mos të detyrohemi të mbyllemi sërish nëse rriten shifrat e Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka hapur sërish mundësinë e një karantine të re kombëtare nëse do të ketë shifra shqetësuese të infektimeve dhe shtrimeve në spital me Covid 19.

Në rubrikën pyetje përgjigje në faqen t ij të Facebook, kur po i përgjigjej një menaxheri të një lokali, Rama tha se “duhet të zbatoni rregullat me rigorozitet, nga e enjtja të mbahen maskat edhe në ambjentet e brendshme të të jashtme për të evituar një mbyllje tjetër largqoftë që do të kishte efekt të rëndë”.

Duke i kthyer përgjigje pyetjeve në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se duhet të zmbrapset rreziku i një infektimi tjetër të madh.

“Ne të gjithë kemi në dorë të bëjmë diçka të mëdha, të zbatojmë rregullat dhe të vendosim maskën, nga java e ardhshme, në mënyrë që larg qoftë të mos mbyllemi sërish. Tani po punojmë fort dhe për zerimin e të gjitha kontrolleve dhe që mos të keni asnjë shqetësim e gjithçka që fitoni, ta çoni në shtëpitë tuaja, është shumë e rëndësishme të zmbrapsim rrezikun e një infektimi tjetër të madh.”, tha ai.

Edhe pse nuk ka dhënë një detaj se si do të ndërmerret lockdown i ri pas atij të marsit, fakt është se disa prej vendeve europiane por edhe rajonale kanë vendosur karantina lokale dhe provizore./GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT