Vettingu, Ambasada e SHBA: Duam dy vende, do të vijojmë monitorimin me ONM

Shtetet e Bashkuara do të vijonë të monitorojnë procesin e Vettingut në Shqipëri. Kjo është deklarata më e fundit e lëshuar përmes ambasadës amerikane në Tiranë, duke theksuar se Departamenti i Shtetit do të jetë prezent me anë të ONM-së.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e vetingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të vetingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e vetingut të respektojnë ligjin”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

Ekspertët ndërkombëtarë kanë asistuar në procesin e vettingut, duke dhënë qëndrime dhe madje duke kërkuar në shkallën e dytë të apelimit Kolegjin e Posaçëm për disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT