VIDEO/ Eksperti i ISHP-së tregon pse duhen mbajtur maskat në çdo ambient

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook mesazhin e ekspertit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili shpjegon disa arsye për vendimin e mbajtjes së maskave në të gjitha ambientet.
“Tre arsyet e kryesore lidhur me rekomandimet për përdorimin e maskave. Në javët e para të pandemisë ka pasur një shqetësim nga OBSH lidhur me humbjen e mundshme të stokut të maskave të cilat në atë kohë ishte për të mbrojtur mjekët dhe infermierit.
-Ka evoluar edhe njohuria që ne kemi lidhje me maskat. Gjithmonë e më tepër ne dimë mbi efikasitetin e tyre.
-Të mos harrojmë që qasja kryesore për frenimin e pandemisë në pranverë ishte izolimi social, shtetrrethimi dhe maskat ishin mjet i dorës së dytë në atë kohë.
Për momentin duket se janë duke ushtruar mjetin kryesor, së pari për lehtësimin e përdorimit të tyre dhe së dyti për kostot e ulëta sociale. Padyshim që nuk mjeti i vetëm, por janë mjeti më i lirë dhe më i thjeshtë më i thjeshtë në përdorim”, përfundon Ylli.