Video/ Eliminimi i Kosovës, maqedonasit në festë në rrugëve me daulle e kitare

Ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e luajtuar në Shkup ishte tejet e veccantë për faktin se mes dy ekipeve kishte një pëërballje mes shqiptarëve.
Pra përvecc faktin se cili ekip do të vijonte garën për të synuar Kampionatin Europian shihej me interes përballja dhe ndeshja, pasi në ekipin maqedonas luanin dhe 4 katër shqiptarë.
Ndeshja qe më me fat për ekipin maqedonas dhe kjo ka bërë që shumë njerëz të dilnin në rrugë dhe të festonin, duke mos respektuar dhe masat e anti covid. Edhe pse koronavirusi është ende nëpër këmbë, ka qenë tepër e vështirë t’i ndalosh grumbullimet dhe festimet nëpër qytete të ndryshme.
Triumfi 2-1 me Dardanët u jep mundësinë atyre të luajnë një finale me Gjeorgjinë, për të siguruar pjesëmarrjen në EURO 2021.
Sigurisht edhe lojtarët kanë festuar dhe e kanë bërë në mënyrë origjinale. Një prej atyre me origjinë shqiptar, Ezgjan Alioski, është parë me kitarë, kurse Stefan Ristovski ka treguar cilësitë e tij në daulle.
Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka thënë se do të gëzohej edhe po që se ai dhe Maqedonia nuk do të arrinin në finalen e plejofit për kualifikim në Kampionatin Evropian, e të ishte Kosova ajo që do t’i afrohej shansit ideal.
Dá-lhe Risto! ?? pic.twitter.com/NMBrPQB8QG
— Sporting Adeptos (@sportingcp_adep) October 8, 2020
“Besoj se këto ndeshje janë të rënda, si psiqikisht dhe fizikisht. Në fillim donim të njihnim njëri tjetrin, në fund patëm shanset tona, i realizuam, Kosova i pati mundësitë e saj, nuk i realizoi. Ky është futbolli, kur nuk shënon, pëson”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar Bardhi për SuperSport. Ai shtoi se “Futbolli është respekt, nëse do të fitonte Kosova, do të gëzohesha”.