VIDEO/ Koha kur Meta dhe Berisha donin të fusnin njëri-tjetrin në burg: Te rroristi Ilir Meta dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston me gja kun e adoleshentëve të Tropojës që i vr au me hanxh arët e krimit

Teksa sot flitet për qetësi dhe dashuri, raporti mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Ilir Meta ka pasur disa kulme përplasjesh.
Një prej tyre ka qenë koha kur Berisha në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike denonconte më 28 nëntor të vitit 2000, Ilir Metën duke e akuzuar so terrorist.
Berisha e konsideronte ngjarjen e Tropojës ku u vranë dy veta si një veprimtari hakmarrëse të Kryeministrit të kohës Meta.
Sipas Berishës ata ishin Syl Luzha dhe Hasan Dushi, të cilët u goditën me snajper dhe i kanë tërhequr brenda komisariatit.
“Dënoj si autorë kryesor të kësaj masakre Kryeministrin terrorist Ilir Meta i cili dhunoi votën e gjysëm milioni shqiptarëve, feston ditën e flamurit me gjakun e adoleshentëve të Tropojës.
Dua të ju bëj thirrje qytetarëve të Bajram Currit të ruajnë gjakftohtësinë sepse vrasësi i tyre është Ilir Meta. Ata në këto momente zihen kur banditë të paguar lëshuan hanxharët e krimit mbi gjimnazistët e Tropojës, u bëj thirrje të rujnë gjakftohtësinë.
Të shmangin përshkallëzimin, betejat, revoltat paqësore për votën e lirë.“, tha Berisha i cili pas Metës të njëjtat akuza ja adresoi Nanos, dhe tashmë Ramës. (TemA)