VIDEO/ Policia u bën “pritë” deputetëve pa maska, ja kush u gjobit para parlamentit

Policia e shtetit i ka nisur me “dorë të hekurt” kontrollet për zbatimin e vendimit për mbajtjen e maskave në ambientet e hapura.

Kontrolleve të imta nuk i kanë shpëtuar as deputetët, të cilët nuk janë toleruar, ndryshe nga qytetarët, të cilët më shumë janë këshilluar sesa gjobitur.

Siç mund të shihni edhe në këtë video të SHQIP, një grup efektivësh, me bllok më dorë, janë pozicinuar para parlamentit, dhe kanë gjobitur disa deputetë.

Fillimisht u kap “mat” deputeti Florenc Spaho, i cili edhe pse u mundua ta vendosë maskën pasi u pikas nga policia, sërish nuk i shpëtoi gjobës.

“Viktimë” kanë rënë edhe deputetët e opozitës, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi, të cilët i janë bindur urdhrit dhe kanë pranuar gjobën.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama tha se i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme dhe kontrollet t’i  fillojë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe institucionet qendrore.

Urdhri është zbatuar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT