VIDEO/ Rama i përgjigjet letrës së Trump duke refuzuar kërkesën e tij: Për politikën e jashtme, ndjekim linjën e BE-së

Kryeministri Edi Rama publikoi një letër të marrë nga presidenti Donald Trump i cili krahas falënderimit për mos përqafimit nga Shqipëria të teknologjisë kineze të 5 G ka edhe dy kërkesa specifike në adresë të Shqipërisë.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.”
Presidenti Trump i kërkon qeverisë shqiptare të dali nga nisma e ndërmarrë prej kinës që njihet si formati 17 + 1. Por kjo nuk është kërkesa e vetme.
“Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem. Sinqerisht.”
Jo-n e kësaj kërkese kryeministri Edi Rama e lidhi me Bashkimin Europian.
“Unë jam i kënaqur që presidenti i SHBA në kohë 1001 sfidash dhe punësh ka gjetur kohën për të më shkruar mua, jam i kënaqur për vlerësimin e tij për rolin tim. SHBA është pikë referimi e palëvizshme për ne. Por ne dëgjojmë, respektojmë dhe vendosim në bazë bindjesh.
Harmonia e plotë mes meje dhe presidentit të SHBA, mbi 5G është bindje nga ana ime. Nuk është imponim nga ana e tij apo nga SHBA. Kohë më parë as më është kërkuar dhe imponuar nga DASH. Izraeli njohu Kosovën. Një sukses që vetëm për të cilin Kosova meritojnë heshtjen e atyre që flasin dhe nuk dinë çfarë flasin. Është thyerja e një barriere të paimagjinueshme. Është meritë e Trump por është aftësia për të qënë në kohën e duhur.
Një fakt: Shqipëria deri më tani që po flasim, qysh se ka hyrë në proceset e integrimit, mbetet i vetmi vend që nuk ka lëvizur në asnjë rast nga vija e dakordësuar e BE me politikën e jashtme. Jo vetëm sa kam unë kryeministër por edhe më parë.”