VIDEO/ Shpërthimi me 130 kg tritol që tronditi Durrësin, ja momenti kur hidhet në erë pallati 14 katësh

Një pallat 14-katësh, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti duke u bërë i pabanueshëm, është hedhur në erë nga IKMT pasditen e sotme në Durrës.
Shpërthimi i fuqishëm me 130 kg tritol, të llojit C4, është ndjerë në të gjithë qytetin bregdetar duke shkaktuar një zhurmë të fuqishme.
Një punonjës i forcave xheniere ka mbetur i plagosur gjatë shpërthimit të kontrolluar për të shembur pallatin në lagjen 17, në Durrës,.
Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime në fytyrë dhe në kokë, por fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i forcave xheniere po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes e quan këtë një nga operacionet më të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertët e batalionit të xhenios.
Shihni videon e siguruar nga SHQIP: