Vjedhje nga 30 mijë euro deri te mishi e rakia/ Erion Kristo: Edhe babanë tim 85-vjeçar…

Prej disa kohësh, Palasa përjetoi momente tmerri nga një grabitës. Ky i fundit grabiste të moshuarit që kanë mbetur vetëm në fshat dhe nuk kanë asnjë njeri pranë. Grabitësi ishte kthyer në tmerrin e të moshuarve, pasi hynte në mes të ditës duke kërcënuar të moshuarit dhe u merrte paratë që kishin, pensionet dhe gjithçka tjetër.

Ditën e sotme u diskutua rreth kësaj çështje në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel. Përveç dëshmive të dëshmitarëve, në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe profesori Erion Kristo, i cili e konsideroi si akt terrorist grabitjet e shtëpive të moshuarve.

“Ka shumë raste të tilla grabitjesh, të cilat janë shumë të rënda. Edhe tim atë 85-vjeçar e kanë grabitur. Qante në telefon. Në shtëpinë e babait tim nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe, por njeriu frikësohet”, tha Kristo.

Sipas profesorit, nuk duhet që të lihet një polic për një zonë të caktuar. “Unë guxoj të mendoj se këto janë të koordinuara. Kur policia rri e merret për ata që nuk kanë maska, rri e merret me detyra jo funksionale, ndodhin gjëra të tilla nëpër fshatra. Policia nuk ka shkëlqyer në asnjë fushë të saj”, tha Erioni.

Në këto grabitje ka patur nga 30 mijë euro e deri te vjedhja e mishit apo rakisë. “Arrestimi i tyre është një duartrokitje për policinë, pasi dekurajon të tjerët. Aty duhet të jetë forca më e madhe e policisë. Ai që e bën krimin duhet të ketë një ndihmesë, siguri. Më tepër se rënie vigjilence është se disa figura të larta të policisë punojnë për krimin, e ne mund të mendojmë se edhe policët bashkëpunojnë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT