‘Vjen Monika dhe thotë e kam portofolin bosh..’/ Kryemadhi nxjerr videon dhe pyet Ramën: Ku është denoncuesja?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me një video, pasi u akuzua nga një greviste në Fier se kishte thenë “edhe unë e kam portofolin bosh”.

Kryemadhi shkruan krah videos, se grevistja që e akuzonte për një gjë të tillë nuk ndodhej mes grave të tjera gjatë takimit që zhvilloi në Fier.

Më tej, kryetarja e LSI replikon edhe me kryeministrin Edi Rama.

“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!”, shkruan Kryemadhi.

Çfarë deklaronte grevistja për Kryemadhin?

 “Asnjë reagim nuk kemi, as edhe një telefonatë. Edhe deputetet që vinë, vinë për t’u tallur. Vinë për hallin e tyre. Vjen zonja Monika thotë edhe unë e kam portofolin bosh. Me kë tallet ajo? Me punëtorët? Të priste t’i jepnim ne nga 10 lekë?  Është turp, s’ka më ku të vejë. Tallen me ne. Jemi nëna, jemi familjare. Kemi 5 ditë dergjemi këtu, i kemi lënë njerëzit të sëmurë brenda. Në s’jemi as deputete, as ministre, as ministre e as drejtoresha. Ne jemi punëtore të thjeshta edhe po kërkojmë bukën e fëmijëve.” 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT