Xhudistja shqiptare fiton medaljen e artë në Hungari

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam”-in e Hungarisë.

Sot, sportistja nga Peja mposhti argjentinasen Paola Pareto në kategorinë deri në 48 kg.

Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki. Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.

ajo.jpg

Për 24-vjeçaren Krasniqi ishte medalja e dytë e artë në “Grand Slam”-e. Në muajin shkurt ishte e para në podium në “Grand Slam”-in e Parisit, ndërsa i dyti erdhi pas tetë muajsh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT