Zani Çaushi kërkesë Gjykatës për rillogaritjen e viteve të burgut, avokati zbulon çfarë po tenton ish-kreu i Bandës së Vlorës

Ish-kreu i Bandës së Vlorës Zani Çaushi kërkon nga Gjyakata e Korçës që t’i llogariten saktë vitet e vuajtjes së dënimit me burg, duke filluar që nga momenti i arrestimit. Sipas asaj që pretendon Çaushi, ai ka kryer 31 vite burg, jo 25.

Ndërkohë, avokati i tij ka zbuluar për mediat se ata fillimisht kërkojnë rillogaritjen e viteve të burgut, e më pas do të shfrytëzojnë praktikat ndërkombëtare, duke iu referuar Gjykatës së Strasburgut, për të fituar lirinë me kusht.

“Nuk kërkojmë lirim por rillogaritjen e viteve të dënimit. Tani për tani t’ja lëmë kohës. Për momentin po ju them që ka një praktikë, disa vendime të Gjykatës së Strasburguit, në lidhje me burgimin e përjetshëm. Nuk është eksperiment shqiptar. Kjo është në jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Pavarësisht si vendosin Gjykatat në Shqipëri, ato i takojnë një jurisprudence me të lartë.

Në rast se u referohemi praktikave të caktuara gjyqësore, dhe ne në Shqipëri kemi miratuar një sër rezolutash që mbështesin rregulloren e Strasburgut”, u shpreh avokati i Zani Çaushit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT