Zhdukja e tre të rinjve, Artan Hoxha zbulon shkakun e ngjarjes së rëndë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i pari që denoncoi zhdukjen e tre personave në Malësi të Madhe.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ditën e sotme reagoi edhe Policia e Shtetit, ku sqaroi se janë zhdukur 3 të rinj dhe denoncimi është bërë nga vëllai i njërit prej tyre. Por, sipas gazetarit Hoxha asgjë nuk e mbulon dot faktin se atje ndodhen parcela të tëra me kanabis.
“Burimet policore’, që po sakrifikojnë të rrjedhin informacion për mediat, në lidhje me motivet, të dobëta apo të shëndosha, nuk i mbulojnë dot parcelat me kanabis në zonën pyjore ku ka ndodhur ngjarja”, shkruan ai.
Postimi i Artan Hoxhës
“Motivet e dobeta”, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabisin e rritur, sa nje bredh…
Me ne fund, edhe pse me nje dite vonese, policia konfirmon ngjarjen e ndodhur ne nje zone malore, ne Malesine e Madhe, te cilen e publikova dje.
Madje publikon emrat e personave te dyshuar, si te zhdukur prej 48 oresh tashme, te cilet jane te njejte me ato qe deklarova ne shkrimin e djeshem.
Por me terheq vemendjen nje detaj, ne dukje i “parendesishem”. “Burime policore” kane nisur te “rrjedhin” ne media, se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta, deri dhe te konflikti per nje femer…
Nese ngjarja do te kishte ndodhur per motive te dobta, minimalisht ne tashme do te kishim kufomat, madje do te ishte kryer dhe ceremonia mortore, sepse ngjarja ka ndodhur te shtunen ne mesdite.
Gjithsesi, “burimet policore”, qe po sakrifikojne te “rrjedhin” informacion per mediat, ne lidhje me motivet, te dobta apo te shendosha, nuk i mbulojne dot parcelat me kanabis ne zonen pyjore ku ka ndodhur ngjarja….
Jeta e çdo shqiptari eshte shume e shtrenjte, dhe nuk meriton te humbet per çfaredo motiv, qofte ky i dobet apo i shendoshe, madje dhe nje parcele me kanabis…