Zhelko Komshiq: Kosova është shtet i pavarur dhe pikë

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se një çështje e tillë s’ka pse diskutohet.
“Kosova është një shtet i pavarur. Ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit”, është shprehur Komshiq në një deklaratë për mediat në Sarajevë.
Komshiq thotë se është çështje tjetër nëse dikush e pranon një fakt të tillë apo jo.
“Unë e respektoj një qëndrim të tillë, por unë s’mund të jetoj në një mënyrë që t’i bëjë kosovarët dhe Kosovën armiq të Bosnje e Hercegovinës. Dua të iu tregoj atyre vullnetin e mirë dhe pranimin e realitetit. Ne duhet të punojmë bashkë me Kosovën”, ka thënë ai.
Ndër të tjera në intervistën e tij ai ka folur edhe për publikimin e transkriptit të takimit me Dodikun, ku ishte diskutuar për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Komshiq ka thënë se fjalët e Dodik në atë transkript ishin ndryshuar./abcnews.al