“9500 vaksina për gripin”, Basha me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve: Ilaçe të pasigurta përdoren për trajtimin e COVID

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme takim me Urdhrin e Farmacistëve, ku tha se ka një vështirësi të madhe në zinxhirin e furnizimit me ilaçe, ndërsa vendi po përballet me valën e dytë të COVID.

“Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet. Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista.

Edhe farmacistët, por edhe zinxhiri furnizues kanë vështirësi të mëdha, ndërsa jemi në nisjen e një vale të dytë. Mjekët kanë qenë në vijë e parë të përballjes me pacientët me COVID-19. 2 farmacistë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë. Qeveria po mundohet të gjejë fajtorin dhe kërkon të na përballë me akuza të padrejta për të fshehur dështimin”, tha Basha.

Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve Shqiptar, tha se ka mungesa të barnave anti-viralë që luftojnë COVID-19 dhe se po përdroen ilaçe të pasigurta. Po ashtu, ai tha se në total janë sjellë vetëm 9500 vaksina gripi.

“Barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid nuk është e madhe për shtetin. Kostoja e rimbursimit të paketës është e përballueshme nga shteti. Janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip. Ka mungesa të barnave antivirale që luftojnë COVID-in. Ilaçe të pasigurta dhe të paligjshëm po përdoren në trajtimin e pacientëve”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT