A do ketë mbyllje totale deri në dhjetor? Përgjigjet Komiteti i Ekspertëve, sqarime edhe për situatën me shkollat

Komiteti i Ekspertëve për epideminë e koronavirusit shpallën sot masat e reja kufizuese në vend që do të hynë fuqi ditën e mërkurë dhe do të zgjasin tre javë.

Shefja e epidemiologjisë, Silvana Bino, e pyetur nëse vendi do të shkojë drejt një mbyllje totale në dhjetor, tha se nuk mund të bëhen parashikime, por se do të shihet fillimisht impakti i masave,

“Çdo person që dyshon se është i infektuar me COVID, duhet të izolohet, pavarësisht nëse nuk e ka marrë përgjigjen. Te privati, përgjigjja del për 24 orë sepse varet edhe nga kapacitetet. Futja e tre laboratorëve në sistemin publik do të sjellë rritje të testimeve, që të testohet 1% e popullatës në muaj dhe është e rëndësishme marrja në kohë e përgjigjeve. Nuk mund të bëj parashikime, e rëndësishme është të matet impakti i këtyre masave dhe përgjegjshmëria për ndalimin e COVID10 është jo vetëm shtetërore, pro edhe individuale”, tha Bino.

Ndërkohë, në lidhje me shkollat dhe nëse do të mbyllen si pasojë e përhapjes së COVID, drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli, u shpreh se shkollat po monitorohen, por duke theksuar se ato nuk janë vatër infeksioni

“Maskat kanë dhënë rezultat sepse nëse nuk di kishim vendosjen e maskave, do të kishim nj numër më të lartë infeksionesh. Çdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes së shifrave. Ne nuk na rezulton që shkollat të jenë vatra të infeksionit. Ne po i monitorojmë dhe masat do të jenë në lidhje me situatën epidemiologjike”, u shpreh Rakacolli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT