A do ta marrim të gjithë? E garanton kryeministri: Kur të vijë në Shqipëri, vaksina kundër COVID-19 do të jetë falas për popullsinë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve ka deklaruar se vaksina kundër COVID, kur të vijë në vendin tonë do të jetë falas për të gjithë.
“Po”, tha Rama pasi u pyet nga gazetarja se kur të vijë vaksina a do të jetë falas për të gjithë.
Kujtojmë se kompania “Pfizer” në SHBA ka deklaruar se ka vaksinën që ka dhënë rreth 90% efikasitet.