A do të dëshmojë Berisha për vrasjen e Azem Hajdarit? Shtyhet sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë

Shtyhet pa fund gjyqi ndaj Izet Haxhisë, i cili është dënuar për vrasjen e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari, por që është pranuar rigjykimi për shkak të dënimit në mungesë.
Sot ishte parashikuar seanca e radhës, por ajo u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes, Dritan Nushi.
Në seancën e sotme gjykata duhet të vendoste nëse do te pranonte listën e dëshmitarëve, ku midis tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha
Herën e fundit seanca u shty për shkak se avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ishte i infektuar nga Covid. Sot ajo u shty për shkak të mungesës së prokurorit.
Si avokati Haxhisë, ashtu edhe prokurori i çështjes ka kërkuar që për këtë vrasje të shekullit, të eliminimit përpara selisë së PD-së, ish-liderit të dhjetorit ’90, Hajdari, të dëshmojë edhe Berisha.
Mes personave që është kërkuar për dëshmitarë është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë senacën e fundit avokati i Haxhisë kërkoi të thirren dëshmitarë edhe fatos Klosi dhe Majlinda Popoviç, celularit e së cilës Azem Hajdari ka përdorur para vrasjes.
Nga prokuroria dhe mbrojtja e Izet Haxhisë është kërkuar marrja në pyetje e 30 personave, të cilët pritet të hedhin dritë mbi vrasjen e bujshme të 12 shtatorit të vitit 1998.