A janë shkollat vatrat kryesore të infeksionit? Epidemiologu i njohur e thotë qartë: Virusi transmetohet nga…

I ftuar në ‘Wake Up’ në Top Channel, mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti theksoi se shkollat nuk janë vatrat kryesore të transmetimit të virusit.

“Shkollat nuk janë vatrat kryesore të transmetimit të virusit. ECDC e thotë shumë qartë, OBSH po ashtu, CDC amerikane e thotë shumë qartë. Të gjitha autoritetet kryesore globale dhe kontinentale po e thonë qartë: Shkollat nuk janë vatra kryesore të transmetimit. Patjetër do kujdes, por nuk janë ato vatrat kryesore.

Transmetimi ndodh kryesisht nga një i rritur te tjetri. Duke qenë se është një mësues me 20-30 fëmijë, të jeni të sigurt që një mësues është më i mbrojtur se një mjek, një punonjës fasonerie apo call center-i”, bëri të ditur mjeku Alimehmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT