Aeroporti i Rinasit/ 15 fluturime të konfirmuara për nesër, ja destinacionet dhe kush lejohet të udhëtojë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, konfirmoi 15 fluturime për ditën e hënë, 23 nëntor 2020.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
Fluturimet e konfirmuara janë:⠀
- Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
- Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
- Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
- Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
- Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
- Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
- Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
- Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
- Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
- Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
- Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
- Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
- TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
- Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
- Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim