“Ai ka qenë me mua në Kukës, erdhi si…”/ Hetimi për UÇK dhe puna e parafundit e Bashës, për të cilën ai s’flet

Lulzim Basha deklaroi te Sokol Balla se detyra e fundit në misionin e tij në Kosovë ishte që të transferonte dosjet e Gjykatës së Hagës në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës që po krijohej.

Këtë e pohon edhe Tom Gashi, avokati i UÇK-së, i cili dosjet e Bashës i ka kaluar në duart e tij.

Por Basha, ndërsa flet për punën e parë apo të fundit, nuk tregon atë të parafundit, kur ishte pjesë ë stafit të hetuesit mjekoligjor Jose Pablo Bayrabar, i cili ka bërë dy gjëra: ka firmosur se në Kukës ka pasur kampe të UÇK-së dhe në Burrel ka ekzistuar “Shtëpia e Verdhë”.

Bayrabar thotë se ka pasur Lulzim Bashën si përkthyes.

Kjo bëhet e ditur edhe në dokumentin ku shfaqet stafi vendor dhe ndërkombëtar, që antrapologu që kishte të drejtë firme dhe vule, ka pasur me vete në misionet e tij.

Dhjetë vite më parë, antropologu peruan nxorri emrin e Lulzim Bashës, për të treguar se punonjësi i tij ishte ngritur aq lart, sa ishte bërë ministër i Transporteve i qeverisë së Shqipërisë.

E pikërisht për këtë Bayrabar përmendi ndihmësin e tij.

Ai ka qenë me mua gjatë pranverës së 2003 në Kukës, pasi erdhi si punonjës i UNMIK. Me vete kishte edhe dikë tjetër”, deklaronte ai për Top Channel.

Këto janë dëshmi dhë të dhëna, që flasim pikërisht jo për dosjen e parë, as për të fundit, por për të tjerat që zoti Basha nuk flet, edhe pse të tjerët tregojnë me detaje.

Nëse e mban mend kreu i PD, ku ka qenë në vitin 2003 dhe me çfarë dosje ka punuar në UNMIK, a mund të na e thotë…/ Tema

Back to top button
LAJMET E FUNDIT