Aktori i njohur i prekur me Covid-19, rëndohet gjendja e Koço Devoles, futet në intubim

Aktori i njohur i humorit, Koço Devole prej 10 ditësh është infektuar me koronavirus.
Sipas informacioneve për mediat, artisti 77 vjeçar është përkeqësuar nga gjendja shëndetësore dhe për këtë arsye është futur në intubim.
Mësohet se gjendja e aktorit eshtë shumë e rënduar, pasi ai vuan edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.