Akuzat për raportin e Dick Marty, Topalli ngre dyshime të forta ndaj Bashës: Gjithmonë ka qënë i paqartë, është një dështim total

Themeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, është e pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Quo Vadis” lidhur me akuzat ndaj Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Martyt.

Topalli deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke shtuar se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.

“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime  mbi të kaluarën e tij.

Ka qënë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri.

Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e endrrave  të shqiptarëve.

Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT